Pas “përplasjeve”, vjen edhe një reagim nga vëllau i Armend Mujës

Aktuale

Pas “përplasjeve”, vjen edhe një reagim nga vëllau i Armend Mujës

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 18:40
Gazmend dhe Armend Muja

Vëllau i deputetit Armend Muja, Gazmend Muja tashmë është bërë figurë e njohur për publikun pas “përplasjes” publike me vëllaun e tij për shkak të pikëpamjeve politike.

Deri sa Armend Muja tashmë i takon subjektit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmendi në anën tjetër ka shprehur publikisht përkrahjen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili aktualisht gjendet në paraburgim në Hagë.

Gazmend Muja para disa ditësh u shpreh se zgjidhja për krizën energjetike të Kosovës do të ishte Hashim Thaçi, ish presidenti i Kosovës.

Ai nuk dha ndonjë arsye për një gjë të tillë.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur Armend Muja, duke thënë që me vëllain nuk pajtohet qe 20 vjet për politikë.

“Unë besoj që Gazmendi është i painformuar, ekspertiza e tij është zero në këtë fushë, opinioni i tij është i manipuluar”, ishte shprehur Armend Muja.

Në anën tjetër, sot Gazmendi ka postuar një foto në rrjetin social Facebook duke shkruar “Unë – Big Brother (vëllau i madh)” si mbishkrim.

Nuk dihet nëse mbishkrimi i Gazmendit i është dedikuar vëllaut të tij, Armendit, apo ishte vetëm një shkrim i rastësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat