Ahmeti për krizën energjetike: Nuk iket nga përgjegjësia kur përkeqësohet gjendja

Aktuale

Ahmeti për krizën energjetike: Nuk iket nga përgjegjësia kur përkeqësohet gjendja

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 21:52
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me krizën energjetike në vend, përderisa kryeministri Albin Kurti ka fajësuar qeveritë e kaluara.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se qeveritë e kaluara e kanë lënë shumë keq, por shtoi se nuk iket nga përgjegjësia nëse përkeqësohet gjendja.

“Mungesën e progresit mundesh me shpjegu me punën e qeverive të ndryshme 20 vjetet e fundit, por jo edhe regresin! Për që nuk përmirësohet gjendja e dijmë që e kanë lënë shumë keq ata tjerët, por që përkeqësohet gjendja nuk iket nga përgjegjësia!”, ka shkruar Ahmeti

Ndërsa Kurti kishte deklaruar se e kanë gjetur shtetin përtokë që gjakonte në të gjitha anët “e tërësisht i papërgatitur për sfidat e shekullit 21”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat