​MSh u bënë thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë më herët blerjet për festat e fundvitit

Aktuale

​MSh u bënë thirrje qytetarëve që t’i planifikojnë më herët blerjet për festat e fundvitit

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 09:43
Foto ilustrim

Ndonëse të vaksinuar, megjithatë Ministria e Shëndetësisë (MSh) po u bënë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat antiCOIVD-19.

Kur ka mbetur edhe një ditë që të përmbyllet viti 2021 dhe festohet nata e Vitit të Ri, MSh nëpërmjet një postimi në “facebook” u ka sugjeruar qytetarëve që të planifikojnë blerjet më herë me qëllim që t’i shmangin turmat dhe grumbullimet e panevojshme.

“Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm”, është kjo thirrja e MSh-së.

“Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë. Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm. #COVID19 FestoniTëSigurt#Vaksinohu”, thuhet në shkrimin e MSh-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat