"Qeveritë e kaluara përdorën metodat më të mbrapshta të sundimit"

Aktuale

"Qeveritë e kaluara përdorën metodat më të mbrapshta të sundimit"

Nga: A.Z Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Analisti politik, Skënder Mulliqi, përmes një shkrimi në facebook, ka shkruar se 22 vitet në liri ishin vite ku njerëzit u munduan të bëheshin të lumtur, e që nuk ishin shumica. Por, kjo arrihet kur e kultivojnë dhe e ruajnë të gjithë.

Ai shtoi se njerëzit që i kishim në pushtet aplikuan metoda të mbrapshta të sundimit mbi masën, i mbrojtën vetëm interesat personale.

Tutje theksoi se në këtë fundvit, filluan të vine ditë të mira, për këtë popull që nuk ju nda gazepi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Mbamendja ime për këto 22 vite të shtegtimit në liri, në këtë fund vit është se ishin vite të mundimit të madh, ishin vite kur njerëzit shumë u munduan të bëhen të lumtur, e nuk ishin shumica. Kanë besuar se ka kuptim të janë të lumtur në vendin e tyre të çliruar nga Serbia. Por, ndjenja e lumturisë është e mundur vetëm kur atë të gjithë e kultivojnë dhe ruajnë. Sikur dominojë kjo e dyta e cila na sulmojë dhe na kërcënojë duke na dërguar në depresion të të pamundurës, sikur jeta mos të kishte asnjë çmim. Depresioni gati kolektiv i dërgojë njerëzit edhe në vdekje. Nuk e panë dritën e diellit mirë edhe pse jetuan në kushte të lirisë dhe të pavarësisë! Kur nuk ka diell mirë edhe njerëzit mbeten të ftoftë si akulli. Me fjalë të tjera shumica e shëndruan në deponi të tranzicionit. Njerëzit që i patëm në pushtet aplikuan metodat më të mbrapshta të sundimit mbi masën. E mbajtën gjendjen politike dhe të ecurive ekonomike të stopuara, duke i mbrojtur vetëm interesat personale. Shkelën në dyja këmbët mbi normat e demokracisë liberale, dhe sistemin shumë partiak pluralist. Sado që njerëzit ishin dhe kanë mbetur optimist e patriotë për të ardhmen e shtetit të tyre, kjo nuk rezultojë të bëhet shumë faktike. Shumica janë lodhur dhe ikën nga presioni artificial i politikave të kastave në pushtet. Kjo ishte barrë shumë e rëndë që të mbahet mbi supe. Kaluam nga vërshime në vërshime, nga zjarri në zjarre politike, nga pandemia në pandemi, dhe shumë çka tjetër që na mori para si lumi i rrëmbyeshem. Por, filluan ditë më të mira në këtë fundvit, e do të vijnë ditë edhe më të mira në vitin e ri 2022, për këtë popull që kurrë nuk ju nda gazepi …!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat