Byroja Kosovare e Sigurimit pagoi mbi 10 milionë euro dëme vetëm sivjet

Aktuale

Byroja Kosovare e Sigurimit pagoi mbi 10 milionë euro dëme vetëm sivjet

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 16:53
Sami Mazreku

Nga fillimi i këtij viti e deri më tash, Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka arritur të paguajë një shumë rekorde të demeve të shkaktuara nga automjetet më targa tëë huaja, si dhe automjetet e pasiguruara.

Gjithashtu, pavarësisht sfidave në të cilat ka kaluar sivjet BKS-ja, si pasojë e Pandemisë COVID-19, viti 2021 po mbyllet me performancë të mirë, si në trajtim të dëmeve, në shitje të policave kufitare, ashtu edhe implementim të rekomandimeve të dhëna në fillim të vitit nga Banka Qendrore e Kosovës.

"Pagesa e dëmeve ka qenë prioritet i imi që nga ardhja në krye të BKS-së, ku në këtë drejtim ne kemi arritur të trajtojmë një numër rekord të dëmeve si në numër, ashtu edhe në vlerë. Ritëm i njejtë do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2022", ka thënë drejtori i BKS-së z.Sami Mazreku.

Ai për sukseset e arritura ka falënderuar edhe Bankën Qendrore të Kosovës si dhe drejtorët e kompanive të cilët në vazhdimësi kanë treguar gatishmëri për të derdhur mjete në Fondin e Kompensimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat