​Mehaj uron qytetarët për Vitin e Ri përmes një video-kolazhi

Aktuale

​Mehaj uron qytetarët për Vitin e Ri përmes një video-kolazhi

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 17:25
FSK

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri përmes një video-kolazhi me foto me të arriturat kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së gjatë vitit 2021.

Mehaj ka shkruar në Facebook se përgjatë këtij viti, kanë arritur që të zgjerojnë miqësinë e partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me shumë partnerë të tjerë.

Ky është urimi i tij i plotë në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Të dashur familjarë të heronjëve, dëshmorëve, martirëve dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Kombit dhe Atdheut,

Të dashur invalidë e veteranë të Luftës së UÇK-së,

Të dashur bashkëkombës nga Mërgata jonë kudo në Botë,

Zyrtarë e ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së,

Miq, zyrtarë e ushtarakë të SHBA-së e vendeve tjera aleate,

Të dashur zyrtarë të institucioneve të tjera të vendit,

Me ju rrugëtova së bashku përgjatë mbi nëntë muaj.

Edhe pse me shumë sfida, me vullnet, angazhim e përkushtim të jashtëzakonshëm, arritëm që shumë punë të mbetura e shumë projekte të reja të realizohen, si dhe shumë nga to në rrugë të qartë të realizimit të suksesshëm.

Punuam me integritet, profesionalizëm, transparencë dhe llogaridhënie të plotë,

Me qasje të sinqertë dhe vizion të qartë, thelluam e zgjeruam miqësinë e partneritetin maksimal me aleatin tonë kryesor, SHBA-në dhe shumë e shumë partnerë tjerë.

Për këta muaj dëshmuam se jemi të pandalshëm dhe drejtë realizimit të qëllimit tonë strategjik- zhvillimin dhe forcimin e Ushtrisë sonë, për realizimin e plotë të misionit kushtetues dhe ligjor.

Andaj, përmes këtij video-kolazhi, në këtë natë festive, dëshiroj të ndajë me ju disa nga të arriturat tona kryesore gjatë vitit 2021.

Me bekimin e Zotit dhe vullnetin e moralin tonë të fortë do të vazhdojmë edhe më fuqishëm në vitin që po hyjmë.

Urime Vitin e Ri 2022 me dëshirat më të mira për ju dhe familjet tuaja!

Festat tona i pritshim me suksese në të gjitha sferat e jetës!

Gëzuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat