Konjufca optimist: Ky vit do të jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët dhe vendin

Aktuale

Konjufca optimist: Ky vit do të jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët dhe vendin

Nga: M.L. Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 17:28
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar qytetarët me rastin e festës së Vitit të Ri.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se Kosova kaloi dy vite të vështira për shkak të pandemisë.

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Për shkak të pandemisë dy vitet e fundit ishin shumë të vështira, prandaj u detyruam të kërkonim forma të reja për organizimin e punës dhe jetës. Por pavarësisht këtyre kohëve sfiduese, ne u fokusuam me guxim e vendosmëri që t'i përmbushim qëllimet e përbashkëta dhe detyrat tona”, shkruan Konjufca.

Ai u shpreh optimist se viti 2022 do të jetë dëshmitar i një faze të ndritur për qytetarët.

Dielli i vitit tonë të ri 2022 shënon fillimin e shanseve dhe vullneteve të reja. Jam optimist dhe plot shpresë që ky vit të jetë dëshmitar i një faze të ndritur zhvillimi për qytetarët dhe vendin tonë. Le të përparojmë së bashku për realizimin e aspiratave tona kolektive. Suksesi dhe gëzimi le të na ndjekin në çdo aspekt të jetës! Ju uroj të gjithëve një vit të ri të begatë, plot shëndet e mbarësi në familjen tuaja. Gëzuar 2022!”, përfundoi Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat