Të burgosurit e Speiales do të festojnë së bashku në Hagë

Aktuale

Të burgosurit e Speiales do të festojnë së bashku në Hagë

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 17:29
Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi/ Foto ilustrim "Bota sot"

Ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, do ta kalojnë natën e Vitit të Ri së bashku.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

“Të paraburgosurve u ofrohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festat dhe rastet e veçanta në përputhje me rregullat dhe rregulloret e institucionit të paraburgimit”, ka thënë ajo.

Media ka pyetur Dhomat e Specializuara se si do të festojnë të paraburgosurit, megjithatë, të njëjtit kanë thënë se nuk mund të ofrohet asnjë detaj për arsye privatësie.

Ky do jetë viti i dytë që do ta presin në Hagë ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim nën akuzat për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Ani pse kanë kaluar më shumë se 15 muaj prej kur janë arrestuar dhe dërguar në paraburgim, Gjykata Speciale nuk ka nisur ende gjyqin ndaj tyre.

Ndërkohë, pas gati një viti, nga 15 korriku ish-luftëtarëve të lirisë u është lejuar që ta takohen me familjaret e ngushtë, ndërkaq nga shtatori, edhe me pjesëtarë  të tjerë të familjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat