Nga janari fillon aplikimi i tarifave të rregullta për sigurim kufitar

Aktuale

Nga janari fillon aplikimi i tarifave të rregullta për sigurim kufitar

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 21:56
Ilustrim

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS), njoftoi të premten se nga 1 janari i vitit 2022 do të aplikojë tarifat e rregullta për sigurimin e detyrueshëm kufitar, të aprovuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Sipas njoftimit, me to duhet të pajisen të gjithë drejtuesit e mjeteve motorike me rastin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, për mbulim e përgjegjësisë së tyre në rast shkaktimit të dëmit ndaj palëve të treta.

“Përmes kësaj komunikate iu informojmë se marrëveshja për mbulimin e policave për automjetet për pasagjerë dhe motoçikleta mes Qeverisë së Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimit skadon më 31.12.2021”, thuhet në komunikatën për media.

Pra, duke nisur nga data 1 Janar 2022 aplikohen tarifat e rregullta të aprovuara nga BQK-ja, pra policat nxjerrën dhe paguhen në të gjitha pikat kufitare, ku i ka pikat e saja BKS-ja.

“Byroja Kosovare e Sigurimit falënderon Qeverinë e Kosovës si dhe Bankën Qendrore të Kosovës për bashkëpunimin e deritanishëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat