Pas lajmit të martesës së vëllaut, lajmërohet Mimoza Kusari/Këto janë fjalët e saj

Aktuale

Pas lajmit të martesës së vëllaut, lajmërohet Mimoza Kusari/Këto janë fjalët e saj

Më: 4 janar 2022 Në ora: 06:14
Mimoza Kusari -Lila

Ylber Kusari, vëllai i shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari -Lila i ka dhënë fund beqarisë. Ai është martuar me partnerin e tij Jonathan Ausman në një ceremoni të vogël familjare. 

Por, ajo që bie në sy nga fotografitë e publikuara është mungesa e deputetes nga Kosova në këtë ceremoni.

Demokracia ka kontaktuar me deputeten Kusari-Lila por ajo nuk ka dashur të komentojë për mungesën e saj në ceremoninë martesore.

Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, ka thënë ajo kur është pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në dasmën e të vëllait.

Pas kësaj përgjigje, Kusari-Lila është pyetur se a është Ylberi vëllai i saj.

Mos bëni këso pyetje, ju lutem”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat