Sali Rexhaj: Tahir Zemaj komandanti i parë i Ushtrisë së Kosovës që mposhti serbët në fushëbetejë

Aktuale

Sali Rexhaj: Tahir Zemaj komandanti i parë i Ushtrisë së Kosovës që mposhti serbët në fushëbetejë

Nga: N. Sh. Më: 4 janar 2022 Në ora: 11:32
Sali Rexhaj dhe Tahir Zemaj

Veprimtari Sali Rexhaj ka shkruar për ushtarakun e karrierës, kolonelin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tmerronte serbët në Betejën e Logjës, Tahir Zemaj.

Sot janë bërë 19 vjet nga vrasja e kolonelit Tahir Zemaj.

Kriminelët, i dolën në pritë dhe në mënyrë tinëzare i organizuan atentatin në hyrje të Pejës.

Në këtë atentat u vra kolonel Tahir Zemaj, djali i tij Enisi dhe kushëriri Hasani, hetimet për këtë vrasje ende kanë mbetur “dosje të hapura”, por të pazbuluara.

Veprimtari Sali Rexhaj, përmes një postimi në facebook, ku edhe publikoi një fotografi të përbashkët me Zemajn, thotë se, ai ishte komandanti i parë i Ushtrisë së Kosovës, i cili mposhti forcat serbë në fushëbetejë.

“Tahir Zemaj,

Komandanti i parë i Ushtrisë së Kosovës i cili i mposhti forcat serbe në fushëbetejë.

Lavdi!”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat