Mërgimtarët ia mësyjnë IKSHPK-së për t`u testuar

Aktuale

Mërgimtarët ia mësyjnë IKSHPK-së për t`u testuar

Më: 4 janar 2022 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës ka pranuar sot shumë qytetarë për t’u testuar për COVID-19 por që kryesisht janë mërgimtarë.

Secilit nga këta të fundit iu duhet testi negativ për të udhëtuar jashtë vendit ku edhe jetojnë ndonëse janë të vaksinuar me të dyja dozat.

Përveç në IKShPK testime për koronavirus po kryhen edhe në klinika private në gjithë vendin, prej edhe nga grumbullohen më pas të dhënat për rastet pozitive për 24 orët e fundit.

Kujtojmë se sot u raportuan 108 raste me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat