Arianit Koci: Linçimi për shkak orientimit seksual është diskriminim, por...

Aktuale

Arianit Koci: Linçimi për shkak orientimit seksual është diskriminim, por...

Nga: M.L. Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:11
Arianit Koci

Lajmi për martesën e vëllait të deputetes së VV-së, Mimoza Kusari Lila, me një person të gjinisë së njëjtë është bërë temë diskutimi në medie e rrjete sociale.

Pas këtij lajmi erdhën reagime të shumta në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe jetës private.

Megjithatë është dikush që mendon se edhe përkrahja e tepërt publike përbën diskriminim.

Avokati Arianit Koci, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se personat si në rastin e sipërpërmendur duhet të trajtohen si të barabartë me të tjerët.

“Linçimi për shkak orientimit seksual është diskriminim. Por, edhe mbrotja e tepërt publike e këtyre personave, është një lloj diskriminimi. Sidomos e personave privat.

Thjesht, ata kanë nevojë me i trajtu si të barabart me të tjerët - çfarë edhe janë, dhe me i lënë rahat në orientimin dhe jetën e tyre”, shkroi Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat