E qëlloi gruan gjashtë herë me armë në sy të fëmijëve, prokuroria merr vendim për burrin nga Llausha e Skenderajt

Aktuale

E qëlloi gruan gjashtë herë me armë në sy të fëmijëve, prokuroria merr vendim për burrin nga Llausha e Skenderajt

Nga: A.M Më: 6 janar 2022 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të dyshuarin S.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë“ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

"Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari S.Q., me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij me iniciale L.Q., ashtu që pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, ka nxjerrë armën nga xhepi i jaknës dhe ka shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës", thuhet në njoftimin e prokurorisë, përcjell "Bota sot".

I dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit ditën e djeshme me datë 05 janar dhe gjendet në ndalim 48 orësh.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat