Pakti i koalicionit të të korruptuarëve në Ballkan !

Aktuale

Pakti i koalicionit të të korruptuarëve në Ballkan !

Nga: Sherif Ramabaja Më: 6 janar 2022 Në ora: 20:48
Sherif Ramabaja

SHBA - ja e vetëdieshme që Ballkani sërish po shkon drejt ndezjes, po ndërmerr hapa me shpresë që t´i qetësoi gjërat dhe të kriohen kushte për zgjidhje politike të problemeve.

Të gjithë ata që janë lodhur nga luftërat dhe sistemet e instaluara korruptive po i përshëndesin këto masa, me shpresë se do të qetësohen shpirtërat e trazuar të Ballkanit.

Në anën tjetër të korruptuarit dhe ata që po i humbin privilegjet, po organizohen dhe po ia marrin këngës së bashku, kuptohet edhe nën dirigjimin e Rusisë dhe të Kinës.

Ata po trumbetojnë se polici botërorë SHBA, janë të lodhura nga problemet botërore siç ishin Afganistani, Siria, Korea veriore, Irani, refugjatët, pandemia etj., prandaj po llogarisin se u ka ardhur koha të lozin valle, pa e trembur syrin.

Koalicioni i këtyre forcave së pari sytë i ka hedhur dhe drejtuar nga Shqipëria dhe ish kryeministri Berisha, i cili haptas po i sfidon SHBA.

 Ai këto ditë ka paralajmëruar se do ta vazhdoi Revolucionin duke e pushtuar selinë e PD dhe menjëherë pastaj t´ia mësyjë qeverisë në krye me Ramën.

Po pati sukses Berisha me Revolucionin e tij, të gjitha këto forca të koalicionit ballkanik, do të bashkohen për platformën e përbashkët kundër SHBA.

Tashmë forcat e tilla të evidentuara nga SHBA ndodhen në Shqipëri, Kosovë dhe Bosne, po pritet që numri i tyre do të zgjerohet edhe në shtetet e tjera e sidomos në Serbi.

 Sipas parashikimeve mund që të pritet që të sanksionuarit të jenë edhe udhëheqës shtetërorë të vendeve të rajonit, sidomos ata që haptas nxisin konflikte.

Siç po shihet SHBA janë “ armatosur “ për një veprim të tillë, sepse ata së fundmi ndërmorën edhe hapa në emërimin e ambasadorëve të rinjë në Serbi dhe Kosovë, por po ashtu emëruan të deleguarin zotin Escobar për kordinimin e çështjeve ballkanike.

Çka mund të pritet nga hapat e tillë ?

Nga përvojat ndërkombëtare sanksionet rrallë kanë treguar suksese, sepse një proces i tillë është i gjatë dhe më së shumti kanë pësuar masat e gjëra.

Në këtë rast siç është Ballkani, sanksionimet janë individuale dhe insistohet që pastaj organet e drejtësisë të këtyre vendeve, të grumbullojnë fakte dhe t´i fillojnë procedurat për personat e inkriminuar.

 Rezultati duhet të jetë që personat e tillë të izolohen dhe ta humbin ndikimin, duke u mundësuar forcave demokratike hapësirë, të gjallërohen dhe të dalin në skenë.

Është e kuptueshme se do të ketë rezistime, sepse forcat e tilla të cilat kanë krijuar monopol, pushtet dhe privilegje nuk do të pajtohen që vullnetarisht dhe paqësisht të pranojnë degradimin.

Rezistenca e parë u krijua në Shqipëri nga ish kryeministri Berisha i cili ka proklamuar Revolucionin „në mbrojtjen e shtetit shqiptar”.

Kjo rezistencë nga Berisha është si një lloj testi për personat e tjerë momentalisht në Veriun e Kosovës dhe për nacionalistin serb Dodikun e 

Bosnës.

 Po arriti Berisha ta ndez zjarrin në Shqipëri, ai zjarr pritet të zgjerohet edhe në vendet e tjera për rreth, kundër sanksioneve të tilla individuale dhe grupore të SHBA.

Faktor tjetër në mbrojtje të sanksionuarëve janë edhe qëndrimet e Rusisë dhe të Kinës, sepse ata pritet që haptas do t´i fryjnë zjarrit të rezistimit, sepse për ta vlenë thënja: sa më keq, aq më mirë.

Të sanksionuarit do të përpiçen po ashtu sa më gjatë të rezistojnë, duke shpresuar në rikthimin e ish presidentit Trump në pushtet.

Me rikthimin e ish presidentit Trump do të priteshin edhe rehabilitime, sepse ai qëndronte afër me Putinin duke shpresuar në përkrahjen e tij, kundër ekspanzionit ekonomik të Kinës.

Shpresohet se sanksionimit nuk do të mund t´i shpëtojnë as presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri Rama, sepse që të dy dyshohet ne përfshirje në krim të organizuar dhe në nxitje të mosdurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat