Kurti uron qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjes

Aktuale

Kurti uron qytetarët e besimit ortodoks me rastin e Krishtlindjes

Nga: M.L. Më: 7 janar 2022 Në ora: 16:23
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar qytetarët me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.

Ai në një postim në Facebook ka uruar që qytetarët e besimit ortodoks, kjo festë t`i gjej të lumtur dhe t`iu sjell mbarësi dhe begati.

Postimi i plotë:

Për Krishtlindje u uroj qytetarëve të Kosovës të besimit të krishterë ortodoks, të cilët sot kremtojnë, që kjo festë t’i gjejë të lumtur, dhe t’u sjellë mbarësi e begati.

Mesazhi i dashurisë dhe i shpresës së kësaj feste frymëzon për më shumë dashamirësi e angazhim për një shoqëri më të mirë.

Edhe një herë ju uroj, juve e familjeve tuaja, dhe u dëshiroj paqe dhe gëzim.

Gëzuar Krishtlindjen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat