Edhe LDK-ja bën koalicion me Vetëvendosjen

Aktuale

Edhe LDK-ja bën koalicion me Vetëvendosjen

Më: 7 janar 2022 Në ora: 17:26
LDK-LVV

Zgjedhjet lokale të 14 nëntorit 2021 në komunën e Dragashit i ka fituar Behxhet Xheladini nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë komunë kanë arritur marrëveshje për të qeverisur në katër vitet e ardhshme.

Sipas marrëveshjës së siguruar gazeta palët janë pajtuar që postin e kryetari ta marrë Behxhet Xheladini nga LDK, ndërsa nënkryetari do të emërohet nga rradhët e Vetëvendosjes.

Kryesuesi i kuvendit komuna, dy këshilltarë, Drejtoria e Arsimit dhe një drejtori që do të përcaktohet në bashkëpunim me LDK-në do t’i përkasin Vetëvendosjes.

Kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini në tërësi i ka marrë 6,071 vota në zgjedhjet lokale, pas numrimit të votave nga diaspora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat