Ish-gazetari i afërt me Agim Bahtirin: Zogiani merrte 424 euro pa shkuar në punë

Aktuale

Ish-gazetari i afërt me Agim Bahtirin: Zogiani merrte 424 euro pa shkuar në punë

Më: 7 janar 2022 Në ora: 20:11
Avni Zogiani

Ish-gazetari Gazmend Morina, ka reaguar ndaj anëtarit të Lëvizjës Vetëvendosje, Avni Zogianit për deklaratat e tij kundër ish kryetarit të kësaj komune, Agim Bahtiri.

Morina ka akuzuar Zogianin se ka marrë pagë për një vit pa shkuar kurrë në punë.

Ai ka thënë se Zogiani vetëm dy apo tri herë e ka takuar Bahtirin.

“Ky djali eshte me mire me tregu se si ka marrë page rreth 1 vit nga komuna e Mitrovices, duke “ushtruar” poziten politike te zyrtarit administrativ te kryetarit te komunes, Agim Bahtiri, pa shkuar kurre ne pune. Per gjate gjithe mandatit te tij, Avniu e ka takuar 2-3 here ish kryetarin Bahtiri dhe po kaq here i ka vizituar zyrat e komunes. Ku eshte morali i tij? Si ka pranuar te marrë page nga taksat e qytetareve pa e bere asnje pune. Le te deshmon me dokumente sa shkresa i ka bere ose sa e-mail i ka derguar”, tha ai.

Ai më tej ka shkruar se Zogiani është punësuar në komunën e Mitrovicës me kërkesën e kryeministrit Albin Kurti dhe se ka marrë prej 424 euro në muaj.

“Shkuarja e tij ne komune ka qene kerkese ekskluzive e Albin Kurtit per t’ia siguruar nje page pas renies se Qeverise, sepse Avniu i bente presion se s’ka te ardhura. Te pakten pagen prej 424 euro ne muaj eshte dashur ta marresh me djerse djalosh. Mos fol per fitues e humbes ne Mitrovice, kur e dine se cfare debakli ke pesuar ne Fushe Kosove me 2017”, ka shkruar Morina në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat