Spartak Braho dhe ish-agjentët rusë po kërkojnë gjakderdhje në Shqipëri/ Plason dezinformata për vrasje të Enkelejd Alibeas

Aktuale

Spartak Braho dhe ish-agjentët rusë po kërkojnë gjakderdhje në Shqipëri/ Plason dezinformata për vrasje të Enkelejd Alibeas

Nga: Idriz Morina Më: 7 janar 2022 Në ora: 22:01
Enkelejd Alibeaj, në mesin e mbështetësve të PD-së, që sipas Brahos do të vritet!

Ish gjykatësi i komunizmit Spartak Braho, që para më shumë se një viti u mundua ta linçnte shkrimtarin e shquar Agro Tufa, për shkak se duke drejtuar Institutin për Hetimin e Krimeve të Komunizmit, kishte bërë një punë të mirë, duke zbuluar shumë nga figurat negative që gjatë diktaturës u kishin sjellur shumë fatkeqësi shqiptarëve. Njëri prej tyre ishte edhe shkrimtari Nasho Jorgaqi, i cili sipas dokumenteve kishte nofkën “Dragoi”.

Dokumentet e publikuara nga poeti Agron Tufa dëshmojnë se Spartak Braho ka shërbyer si gjykatës në diktaturë, dhe që të paktën në një rast kishte kryer një akt të rëndë të shkeljes së procedurave gjyqësore, duke falsifikuar një vendim gjyqësor, pa proces.

Kjo bëri që Braho të niste një fushatë të egër mediale, që edhe pse Tufa ndodhej në azil në Zvicër, përpjekjet linçuese, fyerjet dhe kërcënimet ta trazonin edhe atje demokratin Tufa.

Spartak Braho ishte deputet dhe e kishte shfrytëzuar këtë mundësi që ta sulmonte para mediave Agron Tufën. Kjo bëri që z.Tufa ta padiste Brahon për shpifje dhe fyerje duke kërkuar ndëshkim. Por, në mungesë të z.Tufa, pavarësisht autorizimit të një avokati, gjykatësi i rastit kishte gjetur arsye ta pushonte lëndën.

Oguri i zi i Brahos

Ky imazh u dha për të kuptuar jo pak karakterin e z.Braho, pra të një komunisti të rryer, i cili për veprën e rëndë nuk u dënua fare, por ndërroi vendin e punës, duke kaluar në një ministri, në detyrën e drejtorit. Kjo ngjau sepse, sipas vlerësimeve në komunizëm, ai rridhte nga një familje partizane.

Por, ky politikan ka lëshuar një alarm të rrjeshëm se kinse në protestat për ditën e shtunë të Sali Berishës dhe të PD-së, kundër Lulzim Bashës, i cili nuk po tërhiqet nga detyra e kryetarit, do të vritet një deputet mbështetës i Bashës,

Ai ka dhënë vetëm inicialet e deputetit, E.A., por duke analizuar emrat e deputetëve, dhe paraqitjet në publik pro Bashës, i vetmi është që i përgjigjet situatës, Enkelejd Alibeaj.

Si duket Spartak Braho, duke qenë pjesë e qarqeve që për shumë kohë kanë qenë nën ndikimin jugosllav, dhe duke pasur nostalgji për Bashkimin Sovjetik, kërkon turbullira, ashtu si dëshiron Rusia e Putinit, që të nxisë gjaderdhje në Shqipëri, për ta destabilizuar atë dhe gjithë rajonin.

"Mos keni asnjë iluzion që nuk do të ketë dhunë, ka ardhur nga dhuna, ka jetuar me dhunën, e do ta mbyllë se ku e di ai, po përsëri me dhunë. Është dhuna e ushtruar mbi të përndjekurit politik, në zgjedhjet e ‘96, grushti shtetit '98, e ky njeri është mësuar me dhunën. Unë kam thënë se PD është detashment i lindur nga dhuna, ka taborrin e vet të dhunës, është ushqyer nga teoria e Berishës se me anë të hunës mund të arrihet gjithçka", ka thënë Braho duke iu referuar Berishës.

Po në këtë mesazh ai e akuzon edhe për grushtshtet!

Paralajmërimi për vrasje të Alibeajt

Për ta përforcuar dezinformimin e dhënë, ai e ka çuar më tej, duke shfaqur ogur të zi në qiellin shqiptar, se ka informacione për skenare vrasje.

"Mos të keni iluzion se nuk do të ketë dhunë. Do të ketë nga këta që edhe nuk përmbahen, nga të dhënat që kam unë mund të ketë edhe vrasje. Një personalitet, deputet, me inicialet..., rrezikon të vritet nesër. Berisha nuk bën dot pa gjak. E.A., të ruhet, këtë këshill i jap, të ruhet nesër. Janë situata që dalin nga kontrolli, që dalin nga jashtë, një shenjë duhet e dalin jashtë, edhe ai nuk e ka problem se e thotë si me Azem Hajdarin që nuk e vrava unë, por Izet Haxhia", tha ai.

Me këtë Braho përpiqet për një goditje të dyfishtë ndaj Berishës, ta akuzojë për dhunë, me përhapjen e skenarit për vrasje, dhe njëkohësisht këtë e ndërton duke e vënë si provë dhe paradigmë, se Berisha e ka vrarë Azem Hajdarin, prandaj do ta vrasë edhe E.A.-në.

"Mos kenë iluzione, ore do të ketë dhunë, ata që do të rrethojnë Sali Berishën nuk mbahen, do të ketë dhunë, nuk mbahen ata, i ka karikuar njerëzit, në këtë konteskt unë parashikoj që do të ketë viktima. Nga burimet e mia unë parashikoj që një E.A do të ketë një goditje pas shpine", theksoi Braho.

Pra, Braho nuk parashikon vrasje nga PD-ja, por e tregon skenarin e shërbimeve antishqiotare për gjakderdhje, dhe për ta akuzuar pastaj Berishën se ai e vrau deputetin, dhe për ta futur Shqipërinë në një cikël të ri dhune, mbase të ngjashëm me ’97-ën.

Braho – Nasho

Berisha në asnjë rast nuk ka bërë thirrje për dhunë, në asnjë rast nuk ka bërë thirrje për gjakderdhje, pavarësisht retorikës së ashpër, ka qenë i matur dhe shumë kërkues për realizimin e parimeve më fundamentale demokratike brenda PD-së. Është çështje tjetër se ai ndodhet në listën e zezë të SHBA-ve.

Por, ëndrra e Spahos dhe mbështetësve të agjenturave antishqiptare do të dështojnë. Si asnjëherë tjetër në histori,

Sipas informacioneve që jepte Agron Tufa në polemikën e ashpër në distancë me Brahon, ky ka qenë bashkëpunëtor dhe nën ndikimn e shkrimtarit Nasho Jorgaqi, i cili sipas dokumenteve secrete të publikuara nga Tufa, ai ka qenë ndoshta agjenti më jetëgjatë në Shqipëri, bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Dragoi”!

Z.Braho duhet ta dijë se sapo SHBA-ja ka marrë vendim për vendosjen e forcës komanduese të aleancës në Shqipëri, me vendim të Komandës amerikane të Operacioneve Speciale në Europë, është vendosur të krijohet Shtabi Pararojë e Dislokuar në Shqipëri, me rotacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat