Çuditet Imer Mushkolaj: Besoni ose jo, këto fjalë po ia thotë Ramushi Albinit

Aktuale

Çuditet Imer Mushkolaj: Besoni ose jo, këto fjalë po ia thotë Ramushi Albinit

Nga: M.L. Më: 9 janar 2022 Në ora: 16:31
Imer Mushkolaj

Publicisti Imer Mushkolaj, nëpërmjet një postimi me Facebook i ka komentuar kritikat e sotme të kreut të AAK-së dhe ish- kryeministrit Ramush Haradinaj ndaj qeverisë Kurti.

Mushkolaj është ndalur tek pjesa ku Haradinaj akuzon Kurtin për vjedhje të shpresës së qytetarëve nëpërmjet tenderomanisë dhe punësimeve të familjarëve të funksionarëve të tij.

“Kryeministër, qytetarëve u është vjedhur shpresa përmes tenderomanisë, tenderëve njëburimor, klientelizmit, politizimit të bordeve dhe punësimeve të familjarëve të funksionarëve të partisë suaj”, deklaroi Haradinaj mes tjerash.

E për Mushkolajn kjo deklaratë e Haradinajt duket paksa e pabesueshme!

“Besoni ose jo, këto fjalë po ia thotë Ramushi Albinit”, shkruan Mushkolaj mbi këtë pjesë të shkrimit të kreut të AAK-së.

Postimi i plotë

Besoni ose jo, këto fjalë po ia thotë Ramushi Albinit

Image
Fotoja e bashkangjitur në postim
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat