Reagimi i ashpër i Labinot Tahirit, pasi mbrëmë u raportua se është konfrontuar me Policinë

Aktuale

Reagimi i ashpër i Labinot Tahirit, pasi mbrëmë u raportua se është konfrontuar me Policinë

Nga: N. Sh. Më: 10 janar 2022 Në ora: 12:04
Labinot Tahiri

Policia e Kosovës, mbrëmë ka intervenuar në një nga mbrëmjet muzikore të këngëtarit dhe ish-deputetit, Labinot Tahiri.

Pas ndërhyrjes së tyre, Tahiri kishte kërkuar që të vazhdonte të këndonte edhe për 10 minuta të tjerë dhe pastaj ta mbyllte mbrëmjen.

“Ngadalë me bateri se qorr nuk jam, respekt kam për juve e dini fort mirë. Çdo policë i Republikës së Kosovës sa herë që kanë pas nevojë për Labinot Tahirin kam dal në borë e në shi. Pra më mirë të kënaqemi edhe 10 minuta, ne e respektojmë ligjin edhe juve, Zoti iu bekoftë se ju e keni punën më të vështirë, edhe 10 minuta na leni edhe e përfundojmë nuk ka problem, nëse bën, nëse nuk bën prap nuk ka problem, veç me ma ndal mikrofonin nuk e meritoi, pas 10 minutave unë I pari dal”, dëgjohet të thotë Labi ndër tjera në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Mirëpo, Labi nuk është pajtuar me titujt e mediave, ku sot ka reaguar ashpër.

Ish deputeti i Kosovës, Labinot Tahiri mbrëmë në disa portal u bë lajm ku thuhej se ishte konfrontur me Policinë.

Ndërsa është vet Labi i cili sot ka reaguar për titujt e mediave.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se ai ka kënduar deri në orën orën 21:30 minuta, dhe policia ka hyrë në sallë në ora 21:15 minuta.

Ai thotë se Policisë i ka kërkuar me mirësjellje që të këndojë deri në orën 21:30 ashtu siç janë edhe masat në fuqi.

Postimi i plotë:

Sa po rri urtë po ma qelin gojën se shkruajnë sa për like!!

Me gjithë respektin për gazetarinë e sinqertë!

Labinot Tahiri, ka kenduar deri në orën 21:30 minuta, dhe policia ka hyrë në sallë në ora 21:15 minuta!

Iu kerkova me miresjellje të lartë ashtu siq respektojë plakun dhe femijun, që të kendojē deri ne ora 21:30 minuta ashtu dhe siq janë masat në fuqi.

Sinqerisht, i gjithë publiku e kuptuan që Policia e nderuar e Kosovës, mi dhuroi edhe 10 minuta e nuk më ndaluan mbrëmjen time, sepse ata e din mirë, se si i'u pergjigjem dhe sa i respektoj ata tere jeten dhe, kur dola jashtë salles ishin 20 polic dhe të gjithëve me perulje ju dhash doren me krenarinë mw te madhe që kam për ata.

Disa portale, po të me kishin ndihmur me i'a tubuar paratë këtij quni 6 vjeçar i cili është me Leukemi, me mire kishte me qenë, por pasi qē ato duan përqarje dhe LIKE për shkrime e kanë gabuar personin që mund te krijojnë përqarje, dhe atehere postojne diqka qe nuk iu intereson qytetarëve.

Sot e shikova një portal; 15 herë e kishin postuar gjendjen tek ai emisioni Vllaznive të mdhenjë ai emisioni me ato Banjot e Hamagjikat atje në Shqiperi, dhe disa tjera emisione për like e pagesa, kurse asnjë aktivitet tonin nuk e kanë publikuar.

Kjo është gjendja në Kosovës, më vjen keq.

Sa i përket "POLICISE SE SHTETIT TIM"DHE ATYRE QE FLASIN SHQIP, mundem vetëm QENGJA me ju dhuruar për dreka e darka, kurse unë, me ta me pas debat palidhje nuk ka ndodhur dhe, as nuk do të ndodh kurrë.

Unë jam ndjenja e tyre e njejtë për Kosovën e Shqipërinë.

PËR ZOTIN E MADH POLICIA NA I DHUROI EDHE 10 minuta me shumë, por unë i kuptoj rrethanat dhe nuk e vazhdova me shumë, edhe pse ata kanë te drejtë kur jemi gabim edhe të na lidhin ne pranga.

Sa i perket asaj fjale për "shikueshmeri" që nuk du ta shkruaj këtu e që jam shprehur, ishte ne afekt dhe ju kerkoj falje atyre që unë ju gjindem me shumë se sa PORTALET.

Me dashuri dhe respekt,

Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat