Tre të lënduar pas rrotullimit të autobusit si pasojë e ngricave në Ferizaj

Aktuale

Tre të lënduar pas rrotullimit të autobusit si pasojë e ngricave në Ferizaj

Më: 10 janar 2022 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Tre persona janë lënduar si shkak i rrotullit të një autobusi në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, më konkretisht në fshatin Babush, shkak po del të jetë mos pastrimi i rrugëve nga reshjet e borës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në këtë rajon, Kanun Veseli, i cili deklaroi se të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj.

“Rreth orës 18:50 ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën që qon për fshatin Mirash të Ferizajt nga rruga magjistrale Ferizaj Prishtinë fshati Babush, ku një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetë aksident ( ka rrëshqit)me këtë rast janë lënduar 3 persona dhe janë dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj”, ka thënë Veseli .

Ai shtoi se Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes, dhe po e hetojnë rastin.

Image
Foto nga aksidenti

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat