Lirohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Aktuale

Lirohet njëri nga të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Më: 10 janar 2022 Në ora: 22:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Më 27 nëntor të vitit të kaluar Gllogjanin e tronditi një krim i rëndë. Bëhet fjalë për vrasjen e trefishtë, për të cilën u arrestuan tre persona si të dyshuar.

Mirëpo Malsor Mehmetaj është liruar nga paraburgimi. Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Ajo tha se masa e paraburgimit, Mehmetajt i është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

“Me propozim te prokurorit te çeshtjes, te pandehurit Malsor Mehmetaj, masa e paraburgimit i eshte zevendesuar me masen e arrestit shtepiak“, ka thënë Zhuti për sinjalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat