Konjufca: Sassoli do të mbahet mend për politikë të balancuar e pragmatiste

Aktuale

Konjufca: Sassoli do të mbahet mend për politikë të balancuar e pragmatiste

Më: 11 janar 2022 Në ora: 12:49
David Sassoli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se është tronditur nga lajmi për vdekjen e kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.

Ai ka shprehur ngushëllime në emër të tij dhe Kuvendit të Kosovës duke thënë se e çmom lart veprën dhe punën e tij avancimin e demokracisë dhe paqes.

“Presidenti Sassoli do të mbahet mend për politikë të balancuar e pragmatiste, për bashkëpunim dhe respektim të ndërsjellë ndërmjet popujve dhe vendeve. Duke çmuar kujtimin për z.Sassoli, për veprën e punën e tij për avancimin e demokracisë dhe për paqen e stabilitetin global, shpreh ngushëllimet e mia dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës familjes, miqeve dhe bashkëpunëtorëve të tij për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Konjufca.

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka vdekur në moshën 65-vjeçare në një spital në Itali pas një komplikimi serioz për shkak të mosfunksionimit të sistemit imunitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat