Veliu: Enveri u vra tinëzisht me qëllim që të vritej e vërteta për Kosovën

Aktuale

Veliu: Enveri u vra tinëzisht me qëllim që të vritej e vërteta për Kosovën

Nga: A.SH Më: 11 janar 2022 Në ora: 13:31
Enver Maloku

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka kujtuar veprën e Enver Malokut, i vrarë më 11 janar të vitit 1999.

Ai ka thënë se Enveri u vra tinëzisht pranë banesës së tij, me qëllim që të vritej e vërteta për Kosovën.

“Vrasja e tij dhe shumë veprimtarëve të LDK-së, tash e mbi dy dekada, vazhdojnë të mbeten të pandriçuara”, shkruan ai.

Postimi në Facebook:

Në përvjetorin e vrasjes, sot e kujtojmë Enver Malokun - veprimtarin, publicistin, intelektualin dhe kontribuesin e madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në vitet '90-ta Qendra për Informim e Kosovës nën drejtimin e tij u bë zëri i së vërtetës dhe lirisë së Kosovës.

Enveri u vra tinëzisht pranë banesës së tij, me qëllim që të vritej e vërteta për Kosovën.

Vrasja e tij dhe shumë veprimtarëve të LDK-së, tash e mbi dy dekada, vazhdojnë të mbeten të pandriçuara.

I përjetshëm kujtimi për Enver Malokun!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat