Kë e takoi Rama para se të dalë pozitiv me COVID-19?

Aktuale

Kë e takoi Rama para se të dalë pozitiv me COVID-19?

Më: 11 janar 2022 Në ora: 16:37
Ramë Lahaj dhe Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Ai tha të jetë izoluar menjëherë sapo ka kuptuar se ka pasur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitiv.

Ai nuk ka përmendur emrat e personave, por nga takimet zyrtare të dy ditëve të fundit, në faqen zyrtare ai kishte njoftuar se të hënën kishte dalë në terren për të parë punimet në largimin e borës nga rrugët, ndërsa në zyrë e kishte pritur tenorin, Ramë Lahaj.

E të dielën, ai ishte mysafir i kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Velijajt. Asnjëri nga këta nuk ka njoftuar të jetë prekur nga koronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat