Sadri Ramabaja flet për themelimin e LPK’së

Aktuale

Sadri Ramabaja flet për themelimin e LPK’së

Më: 11 janar 2022 Në ora: 22:57
Sadri Ramabaja

Në emisionin Pressing në T7 u diskutua rreth themelimit të LPK’së. Profesori Sadri Ramabaja, tha se ishte ‘koordinator’ i LPK’së.

“Prej prillit të vitit 1986 deri në shkurt të vitit 1987 kam qenë koordinator i paemëruar i LPK’së”, tha Ramabaja.

“Pse i pa emëruar?”

“Sepse defacto organizata që ishte themeluar me 17 janar dhe në këtë pikë duhet të flas si studiues e jo si politikan, as si oportunist, shkenca nuk toleron dy data të themelimit”, shtoi ai.

“Data e themelimit të LPK’së ka qenë 17 janari 1982 ndërkaq të gjitha pretendimet e mëpasme janë të karakterit gati thuajse oportun dhe komplotist”, theksoi Ramabaja.

“Ibrahim Kelmendi, njëri prej themeluesve pohon decidivisht se marrëveshja në mes të tri organizatave konkretisht, mes përfaqësuesit të OMLK’së, Kadri Zekës, në mes të përfaqësuesit të Fronit të Kuq Popullor, Ibrahim Kelmendit dhe në mes të përfaqësuesit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e viseve shqiptare në ish-Jugosllavi, Jusuf Gërvallës, është arritur pikërisht më 17 janar. Konkretizimi i marrëveshjes në formë të dokumentit të shkruar është bërë prej Jusufit edhe Kadriut dhe ka mbet të definohet tutje”, shpjegoi Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat