Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni, kaq persona janë të lënduar

Aktuale

Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni, kaq persona janë të lënduar

Më: 11 janar 2022 Në ora: 23:21
Autobusi me bashkatdhetarë nga Kosova, rrëshqet nga rruga në Serbi

(E plotësuar 08:09) - Flet mërgimtari që ishte në autobusin e aksidentuar në Serbi: Kemi qenë në gjumë, kishte edhe fëmijë

Njëri prej udhëtarëve që ndodhej brenda autobusit të kompanisë Zhitia Turist, i cili u aksidentua në Krushevc të Serbisë, tha se deri te aksidenti erdhi pasi rruga nuk ka qenë fare e pastruar nga autoritetet serbe.

Sipas tij ngasësi i autobusit nuk ka asnjë faj sepse as nuk ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe, meqë edhe kushtet e rrugës nuk e lejonin një gjë të tillë.

Udhëtari tha se autobusi ka qenë i mbushur plot, pa asnjë vend të lirë. Sipas tij, reagimi i organeve të rendit të shtetit serb ka qenë i shpejt në intervenim dhe se gjithçka ka qenë normale.

“Pra ka ardhur një autobus tjetër për të na marrë. Jemi në afërsi të Krushevcit”, tha ai.

“Të gjithë kemi qenë duke fjetur në atë moment. Mes nesh ka pasur edhe fëmijë dhe një person me aftësi të kufizuara, por të gjithë jemi mobilizuar për t’i ndihmuar njëri-tjetrit dhe të gjithë jemi mirë”, deklaroi mes tjerash ai.

Udhëtarët nga Kosova të aksidentuar në Serbi nisen për në Slloveni

Mbrëmë një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) ishte aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi, ndërsa nëntë personat e lënduar, por jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkaq, sot në orët e mëngjesit kompania Zhitia Tourist njoftoi se të nëntë personat nuk kanë lëndime serioze dhe pasagjerët që ishin në autobus tashmë janë rrugës për në Slloveni.

“Falënderojmë Zotin që nuk kishte lëndime serioze , pasagjerët që ishin në autobusin kur ndodhi aksidenti tashmë janë rrugës për në Slloveni.

Ju falënderojmë për ndihmën sinqeritetin e besnikërinë tuaj ndaj nesh”, thuhet në postimin e kësaj kompanie.

Ndryshe, mbrëmë Qeveria e Kosovës kishte njoftuar se një autobus i linjës Prishtinë-Graz (Austri) është aksidentuar rreth orës 22:00 në Kupci të Madh afër Krushevcit, në Serbi.

Qeveria njoftoi se janë 9 udhëtarë që kanë pësuar lëndime, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sipas informatave të para, janë 9 udhëtarë të lënduar në spital dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Kompania e udhëtimit ka nisur një autobus tjetër që t’i marrë udhëtarët që të vazhdojnë udhëtimin për në Graz. Zyrtari ynë ndërlidhës është rrugës për në spitalin e Krushevcit për t’i vizituar të lënduarit. Të lënduarve u urojmë shërim sa më të shpejtë”, thuhej në njoftimin e qeverisë.

***

Një autobus me targa të Kosovës është rrokullisur në Serbi.

Mediat serbe atje raportojnë për 17 të lënduar. Nga informacionet e deritanishme asnjë nga të lënduarit s’është në rrezik për jetë. Autobusi ishte nisur drejt Gracit.

Rreth orës 9:45, autobusi i kompanisë turistike “Zhitia Tours” është rrotulluar në Krushevc të Serbisë. Sipas kompanisë, shkak i i rrokullisjes së autobusit kanë qenë vështirësitë në rrugë.

Në këtë aksident, të lënduar mbetën 17 persona. Fatmirësisht, asnjë nga ta nuk është në rrezik për jetë, raportojnë mediat serbe.

Autobusi në targa të Kosovës ishte nisur nga Prishtina drejt Grazit të Austrisë.

Ekipi i ambulancës ka mbërritur në vendngjarje dhe deri tani disa persona janë transportuar në Spitalin e Krushevcit.

Pasagjerët që nuk pësuan lëndime vazhduan rrugëtimin e tyre me një autobus tjetër që u erdhi në ndihmë.

***

Një autobus me mërgimtarë nga Kosova që udhëtonte për në Graz të Austrisë është aksidentuar në Serbi.

Në bazë të raportimeve të para, janë 11 persona të lënduar nga ky aksident.

Siç raportohet nga mediat serbe, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin, ka kaluar në korsinë e majtë dhe më pas është përmbysur jashtë rrugës anash.

Menjëherë pas kësaj, ekipi i emergjencës ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe disa persona janë transportuar në spital.

Hetimet në vendngjarje po kryhen nga pjesëtarët e Policisë Rrugore të Krushevcit.

Trafiku në këtë seksion nuk është i ndërprerë. 

Mësohet numri i të lënduarve në aksidentin e autobusit me mërgimtarë në Serbi

Një autobus me mërgimtarë nga Kosova është aksidentuar sontë në Serbi në afërsi të Krushevcit.

Siç raportojnë mediat nga informacionet e para janë 11 persona të lënduar.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Të gjitha ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Krushevcit.

Autobusi i aksidentuar ishte i kompanisë “Zhitia Tours”.

Media do të ju mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet e fundit nga ky rast….

***

Një autobus nga Kosova ka rrëshqitur nga rruga në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Nga kjo rrëshqitje nuk ka pësuar asnjë udhëtar, kështu ka konfirmuar pronari i kompanisë “Zhitia Turist”, Gazmend Zhitia.

“Po e vërtetë një autobus i yni ka dalë nga rruga mirëpo për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm 8 udhëtarë gërvishje të lehta”, deklaroi ai.

Autobusi dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të rrugës me ngrica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat