Prokurori e pyet për fjalën “spiun”, Haradinaj ia merr një shembull me gjellën që ia fshihte gruaja

Aktuale

Prokurori e pyet për fjalën “spiun”, Haradinaj ia merr një shembull me gjellën që ia fshihte gruaja

Më: 12 janar 2022 Në ora: 15:47
Nasim Haradinaj

Momente interesante ka prodhuar seanca ndaj Nasim Haradinajt sot në Gjykatën Speciale.

Në një moment të caktuar të seancës, Prokurori ka lëshuar një video ku dëgjohet Haradinaj duke përmendur disa “spiunë”, mirëpo pa i specifikuar ata.

Haradinaj ka reaguar ndaj të njëjtës duke e pyetur prokurorin se a e di që emisioni ku ai i ka dhënë ato deklarata nuk është emision serioz, por më shumë humoristik.

“Ka ndodhur shpesh një gjellë shpesh shoqja ma ka mshef për mos mu trash. Mu më ka tregu fmija dhe i kam thënë “spiunja e babës”. Në këtë prizmë është thënë kjo fjalë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat