Rritja e pensioneve, vjen reagimi i Shpend Ahmetit

Aktuale

Rritja e pensioneve, vjen reagimi i Shpend Ahmetit

Më: 12 janar 2022 Në ora: 21:39
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pensioneve në 100 euro.

Në një postim në Facebook, Ahmeti shkruan se kryerja e pagesave për pensione nga tash e tutje në mes të muajit dhe jo në fund të muajit, ka një shpjegim jo ekonomik.

“Këtë rritjen e pensioneve prej 10 eurosh e kuptoj dhe natyrisht pak ka njerëz që nuk e përkrahin edhe pse s’po e kuptoj si po bëhet kjo rritje. Por me e përmend si reformë se pensionet tash do të paguhen kah mesi i muajit e jo në fund të muajit sigurisht se ka ndonjë shpjegim jo ekonomik. Muaji i ka ende 28, 30 dhe 31 ditë. Çmimet nuk janë më të lira në mes të muajit, 100 euro janë 100 euro si me 15 ashtu edhe me 30 të muajit.

Në kontabilitet janë të njohura dy metodat e mbajtjes së librave, Cash-based (regjistrimi në libra vetëm kur bëhet pagesa) dhe Accrual (regjistrimi në libra kur p.sh. ndodh shpenzimi e jo kur paguhet). Njëra mbahet për ta vlerësuar likuiditetin (cash flow) ndërsa accrual është për vlerësim real të gjendjes financiare. Në këtë cash based i keni luajt datat a në accrual asnjë efekt të vetëm. Për ashtu qitni edhe rrogat me 15 edhe shtini faturat të na vijnë më 15. Mos po ndërron ndonjë gjë”, shkruan Ahmeti.

Me vendimin e sotëm të Qeverisë, asnjë pension nuk do të jetë nën 100 euro. Po ashtu, nga ky muaj e tutje, data e pagesës së pensioneve do të zhvendoset në mes të muajit, ashtu që familjet që pranojnë pension, ta kenë më të lehtë menaxhimin e likuiditetit familjar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat