Ibrahimi: Kurti e ka shansin historik për marrëveshjen finale me Serbinë

Aktuale

Ibrahimi: Kurti e ka shansin historik për marrëveshjen finale me Serbinë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 22:30
Ilir Ibrahimi

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka mundësinë historike në përfundimin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Ai ka theksuar se Kosova të gjitha pengesat në arenën ndërkombëtare i ka si pasojë e mosmarrëveshjeve me Serbinë.

“Mendoj se Kurti e ka shansin historik që ta mbyllë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. E ka një mandat shumë të qartë nga populli i Kosovës, i cili e ka votuar me mbi 50 përqind. Duhet të ketë një qasje proaktive konstruktive, ta marrë seriozisht punën e dialogut si dhe ta bëjë prioritet”.

“Dialogu është prioritet, pasi të gjitha ngecjet që i ka Kosova në arenën ndërkombëtare janë për shkak të mosmarrëveshjeve me Serbinë. Prandaj, duhet ta heqim nga agjenda këtë, të mos e bëjmë si një barrë që po e bëjmë gjithmonë më shumë jofunksionale, andaj e ka shansin historik dhe Kurti ta shohë këtë si një shans të tillë, ta çojë përpara dhe ta rrumbullakësojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat