“Atentatorët gjithmonë e kanë pasur përfundimin e tyre të mbuluar me vellon e zezë…!”

Aktuale

“Atentatorët gjithmonë e kanë pasur përfundimin e tyre të mbuluar me vellon e zezë…!”

Nga: A.SH. Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:41
Skënder Mulliqi

Analisti Skënder Mulliqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se atentatet janë bërë pjesë e zymtë e historisë të një kombi. Ata të cilët i bëjnë këto punë janë njerëzit atentatorë shembull më eklatant i njerëzve të retarduar psiqikisht.

“Atentatorët gjithmonë e kanë pasur përfundimin e tyre të mbuluar me vellon e zezë”, ka shkruar Mulliqi në Facebook.

Postimi i plotë 

Atentatet janë pjesë e zymtë e historisë të një kombi. Atentatet si nocion janë bërë modeli më i keq në këtë botë. Atentatet janë ritual që i përcakton dikujt vdekjen inekzistente. Ata janë përcaktuesit e kufomave të tyre! Ju përcaktojnë vdekjen sipas dëshirës së tyre! Këta janë kategori njerëzish që nuk i ka dërguar Zoti, por i ka falur djalli për të kryer vepra makabre. Ata që i mbajnë frenat e krimit janë pjesë e historisë. Aty do të mbesin përgjithmonë. Atentatet e tilla nëse kanë ndonjë kuptim për ta, nuk kanë asnjë kuptim për të gjithë njerëzit normal. Ata janë zemër errët, të kufomave të tyre. Ata janë njerëz të cilat gjithë jetën i mban frika nga viktimat e tyre. Atyre, vrasësit ju shërbejnë si fakt se ekzistojnë, si fakt se janë vrastarë! Njerëzit atentatorë janë shembull më eklatant i njerëzve të retarduar psiqikisht. Ata janë njerëz të rrezikshëm të laboratoreve të ndryshme, të cilët mbijetesën e shohin duke i eliminuar të tjerët. Shumë njerëz tashmë i dinë historitë e atentatorve. E dinë se janë rrenacak, se janë huligan...! Këta janë piroman të cilët mbajnë lartë flakadanin vrastarë. Këta janë turmë e njerëzve paranojak të humbur mendërisht në këtë botë. Ata janë fatkeqësia e të tjerëve. Nuk kanë mundësi gjatë të shpëtojnë prapanicat e tyre. Nuk kanë ku të fshihen nga turpi që nuk i lanë as deti. Atentatorët gjithmonë e kanë pasur përfundimin e tyre të mbuluar me vellon e zezë…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat