Nga konfliktet ndërpartiake deri te ai me Ramën, Krasniqi nxjerr 6 hapa si duhet të lëvizet drejt fuqizimit të Kosovës

Aktuale

Nga konfliktet ndërpartiake deri te ai me Ramën, Krasniqi nxjerr 6 hapa si duhet të lëvizet drejt fuqizimit të Kosovës

Nga: A.ZH Më: 13 janar 2022 Në ora: 17:03
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka treguar gjashtë hapa, të cilët sipas tij, do të ndihmojnë Kosovën të lëviz drejt fuqizimit.

Ai këtu ka përmendur konfliktet ndërpartiake e deri te konfliktet me fuqitë e mëdha dhe atë me Qeverinë e Edi Ramës për “Ballkanin e Hapur”, duke thënë se ky i fundit duhet të duhet të shfrytëzohet për forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës.

Reagimi i Krasniqit në Facebook:

6 hapa si duhet të lëvizet drejt fuqizimit të Kosovës

1. Konfliktet ndërpartiake duhet të shfrytëzohen për të nxitur debat, emancipim, demokratizim, respektim të shtetit ligjor, e jo bllokim të jetës politike në vend.

2. Konfliktet e grupeve shoqërore duhet të shfrytëzohen për të bërë ligje me të mira, jo shtet më të keq. 

3. Konfliktet ndërmjet pushteteve duhet të shfrytëzohen që të forcohen institucionet dhe shteti ligjor. 

4. Konfliktet me fqinjtë duhet të mbahen aktive, paralelisht me bashkëpunimin me ta. Pra, as bashkëpunim total, as konfilkt total. 

5. Konflikti me fuqitë e mëdha duhet të mbetet vetëm brenda kornizës së konflikteve të vetë atyre. P.sh. duhet të përkrahet SHBA kundër Rusisë, por jo konflikt direkt me Rusinë. 

6. Konflikti me qeverinë Rama 3, veçmas për “Ballkanin e Hapur”, duhet të shfrytëzohet për forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës, e jo si konflikt me Shqipërinë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat