Deputeti i VV-së ka disa fjalë për gjykimin ndaj Haradinajt: Prokuroria nuk u mor me një fakt të thjeshtë!

Aktuale

Deputeti i VV-së ka disa fjalë për gjykimin ndaj Haradinajt: Prokuroria nuk u mor me një fakt të thjeshtë!

Nga: A.ZH Më: 13 janar 2022 Në ora: 17:17
Enver Dugolli

Deputeti nga Lëvizje Vetëvendosje Enver Dugolli, ka folur rreth procesit gjyqësor në Gjykatën Speciale ndaj ish-nënkryetarit të OVL-UÇK-së Nasim Haradinajt. 

Ai ka thënë se në këtë proces, Prokuroria e Hagës është dashur të zbulonte se kush i solli dokumentet dhe informacionet në zyrët e OVL-UÇK-së dhe cili ishte qëllimi.

Në të kundërtën, sipas Dugollit, Prokuroria e Hagës po dështon, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Rreth procesit gjyqësor ndaj Nasim Haradinajt:

Para se të gjykohet z.Haradinaj dhe z.Gucati për akuzën që rëndon mbi ata, Prokuroria e Dhomave të Specializuara do ishte dashur të merrej me një fakt shumë të thjeshtë. 

Se si rrodhën ato informacione dhe dokumente (kur ato ishte dashtë të ishin të sigurta), dhe kush i solli ato dokumente në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së dhe cili ishte qëllimi? 

Në të kundërtën, Prokuroria po dështon, sepse nuk po merret me çështjen, por me pasojën. 

Deri tani nuk dëgjuam asgjë rreth kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat