Rritja në 100 euro, kryeministri Kurti ka një tjetër njoftim për pensionistët

Aktuale

Rritja në 100 euro, kryeministri Kurti ka një tjetër njoftim për pensionistët

Më: 13 janar 2022 Në ora: 17:44
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për rritjen e pensioneve me vendimin që u miratua dje në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti ka shkruar se pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, ndërsa pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%.

“Me vendimin e djeshëm të Qeverisë janë rritur pensionet ashtu që të mos kemi asnjë të tillë nën 100 euro. Kësisoj, pensioni bazik, pensioni familjar dhe ai invalidor i punës janë rritur për 11%, kurse pensioni i aftësisë së kufizuar për 33%. E dimë që jemi larg mirëqenies por duam që me rritjen aktuale ekonomike të ndihmojmë shtresat sociale që kanë më së shumti nevojë”, shkroi ai.

Kryeministri tha se këtë vit Qeveria planifikon ta fillojë një reformë të sistemit pensional, por nuk dha detaje.

“Këtë vit planifikojmë të fillojmë edhe reformën e sistemit pensional, që të sigurojmë sistem të drejtë dhe pension të dinjitetshëm për secilin pensionist që ka dhënë kontribut për vendin tonë”, shkroi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat