Befason Krasniqi: Qeveria Kurti të përkrahet për këtë vendim, stop pafytyrësisë së Borrellit dhe BE-së!

Aktuale

Befason Krasniqi: Qeveria Kurti të përkrahet për këtë vendim, stop pafytyrësisë së Borrellit dhe BE-së!

Nga: A.ZH Më: 13 janar 2022 Në ora: 20:40
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi, e ka quajtur të drejtë vendimin e Qeverisë së Kosovës, që të mos lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në territorin e vendit tonë.

Ai ka thënë se ky vendim i qeverisë Kurti duhet të përkrahet nga të gjithë, teksa ka kritikuar Bashkimin Evropian se ka inkurajuar SerBinë që deri në këtë pikë të kërkojë ta shtrijë sovranitetin e vet mbi Kosovën, përcjell Bota sot.

Profesori ka kërkuar që t'i thuhet stop politikës dyfytyrëshe të Josep Borrellit dhe BE-së.

Reagimi i Krasniqit në Facebook:

Vendimi i qeverisë së Kosovës që të mos lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në territorin e vendit tonë, është i drejtë dhe duhet të përkrahet nga të gjithë. Presioni nga Borelli e zbulon edhe në këtë rast dyfytyrësinë e Bashkimit Evropian: shtetet që e kanë njohur Kosovën pajtohen me politikat diversioniste të shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën! Në fakt, kjo qasje dyfytyrëshe e BE-së edhe e ka inkurajuar Serbinë deri në këtë pikë sa të kërkojë ta shtrijë sovranitetin e vet mbi Kosovën. Në të kaluarën BE, OSBE dhe akterë të tjerë e kanë lejuar Serbinë të organizojë edhe zgjedhje në Kosovë, madje edhe pas vitit 2008. Kjo politikë dyfytyrëshe duhet të denoncohet dhe të refuzohet kategorikisht. Nëse lejohen këto idiotizma, mund të inkurajojnë armiqtë e Kosovës në BE dhe jashtë saj edhe për projekte të tjera morbide, duke përfshirë edhe copëtimin e saj. Prandaj, duhet t’i thuhet stop kësaj pafytyrësie! Prandaj të gjithë duhet të qëndrojmë si një trup i vetëm në përkrahje të qëndrimit refuzues të qeverisë sonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat