Drejtori ankohet se komuna i dërgoi mësues pa konkurs

Aktuale

Drejtori ankohet se komuna i dërgoi mësues pa konkurs

Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:36
Ilustrim

Në shkollën fillore “Skënderbeu” në Mitrovicë, sipas drejtorit Xhelal Tahiri, është i punësuar staf që është pranuar pa konkurs paraprakisht.

Ai tha se tre mësimdhënës e një punëtor teknik vazhdojnë të punojnë që nga viti 2019. Për këtë rast shtoi se ka njoftuar edhe Inspektoratin e Punës në Mitrovicë, të cilët kanë kërkuar nga DKA-ja në vitin 2019 që të prezantojë dokumentet mbi konkursin, mirëpo të njëjtit, sipas inspektoratit, nuk kanë prezantuar asnjë dëshmi. Kësisoj, sipas tyre, të punësuarit janë në kundërshtim me ligjin.

Mirëpo, sipas ish-drejtorit të arsimit në këtë komunë, Iset Beka, të gjitha punësimet kanë rrjedhur në formë të ligjshme.

Për rastin është njoftuar edhe prokuroria, të cilët thanë se lënda është duke u shqyrtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat