Premton Konjufca: Nëse dikujt në konkurs i vidhen pikët gjatë qeverisjes tonë, ja çka do t’iu bëj atyre publikisht

Aktuale

Premton Konjufca: Nëse dikujt në konkurs i vidhen pikët gjatë qeverisjes tonë, ja çka do t’iu bëj atyre publikisht

Më: 13 janar 2022 Në ora: 22:54
Glauk Konjufca

Sonte po diskutohet për të emëruarit politikë dhe për zgjedhjen e bordeve të reja, për të cilat kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se në qeverisjen Kurti nuk mund të ndodh që t’i vjedhen dikujt pikët nëpër konkurse.

Konjufca madje bëri një premtim live në emision, duke thënë se nëse iu kanë vjedhur dikujt pikët në konkurse nga qeverisja Kurti, atëherë ai do të reagojë menjëherë.

“Për zotin, që momentin që Lleo ma bjen një proces të pandershëm të një konkursi që ju kanë vjedh pikët, unë po ta jep besën, që ka me bo status në Facebook dhe do t’i qepojë atij. Aty ku e ka shkel qeverisja e VV-së, besën po ta japë se m’ki aleatë”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari thotë se nuk ndodh që të ndikojnë në zgjedhjen e bordeve që bëhet në mënyrë profesionale.

“Janë dy kategori: janë njerëzit e emëruar politikisht, dhe kategoria e bordeve e zgjedhura në mënyrë profesionale e deri ku shkon edhe me konkurse… Kjo në konkurse nuk guxon me ndodh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat