Këshilltari i Osmanit: Kosova e angazhuar t’u dalë në ndihmë banorëve të Kosovës Lindore

Aktuale

Këshilltari i Osmanit: Kosova e angazhuar t’u dalë në ndihmë banorëve të Kosovës Lindore

Më: 13 janar 2022 Në ora: 23:08
Artan Murati

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Artan Murati, deklaroi se institucionet e vendit janë angazhuar në dy vjetët e fundit që ta ndërkombëtarizojnë problemin e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Serbi.

Ai tha se nga tetori të vitit të kaluar, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara këtë çështje e ka ngritur Vjosa Osmani, dhe sipas tij. Kjo ishte hera e parë që diskutohet kjo temë në nivel kaq të lartë dhe se asnjëherë në OKB nuk ka arritur të dëgjohet kjo nga liderët institucionalë.

“Është ngritur në vazhdimësi pasivizimi i adresave për qytetarët e Medvegjës, Preshevës e Bujanocit, dhe kjo duke u vënë theksi te shkeljet dhe aplikimi selektiv i ligjit për vendbanime. Qytetarët shqiptarë nuk janë pakica e vetme shqiptare që jetojnë në Serbi, por nëse shihet se ndaj kujt zbatohet me përpikëri ai ligj, vërehet se targeti janë pikërisht shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës”.

“Ka qenë një proces zgjedhor i vitit 2015 ku riinteresimi i shqiptarëve për të votuar ishte shumë i lartë dhe pothuajse të gjithë votuesit ishin ndaluar në kufi me pretekstin se nuk po funksionin sistemet që e bënin regjistrimin e personave që kalonin kufirin. Kjo cilësohet si pikënisje e pasivizimit të adresave të shqiptarëve atje, pra ka qenë një nga shkëndijat e para dhe ka vazhduar në mënyrë aktive që nga ajo kohë”.

“Që nga viti 2020 e tutje kanë filluar të merren edhe veprimet konkrete dhe hapa që do të ofrojnë zgjidhje në dy fusha. Qasja e parë ka qenë politike, pra duke e tentuar ndërkombëtarizimin e këtij problemi dhe duke kërkuar që të merren masa ndaj Serbisë, dhe hapi i dyte janë me masa ligjore e teknike, d.m.th. në Republikën e Kosovës, sidomos për të parandaluar qytetaret për t’i lënë pa asnjë shtetësi, meqë një numër i madh i tyre janë pasivizuar nga Serbia dhe nga ana tjetër s’kanë arritur ta fitojnë shtetësinë e Kosovës”.

Murati në fund theksoi se për ta luftuar këtë çështje nga ana e institucioneve tona, është i rëndësishëm faktimi i gjithë këtyre shkeljeve që po i bën Serbia dhe se këtu rol të madh luajnë aktivistët dhe banorët e Luginës në ofrimin e fakteve dhe dëshmive, e që kjo do të ndihmojë në përpilimin e fakteve dhe rrethanave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat