Kurti komenton sërish letrën që mori nga sekretari amerikan

Aktuale

Kurti komenton sërish letrën që mori nga sekretari amerikan

Më: 14 janar 2022 Në ora: 21:23
Albin Kurti

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dje, nëpërmjet një letre i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për thellim të bashkëpunimit për fuqizimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe arritjen e një marrëveshje me Serbisë, që në qendër ka njohjen e ndërsjellë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, publikoi të premten mbrëma letrën të përkthyer në gjuhën shqipe në llogarinë e tij në Facebbok, duke rekomanduar rileximin e saj.

Kurti e quan përmbajtësore letrën.

“Në anglisht dhe të përkthyer në shqip e keni letrën të cilën e mora dje nga Sekretari Amerikan i Shtetit, z. Antony J. Blinken. Është përmbajtësore, e mirë dhe që vlen të rilexohet”, shkroi Kurti.

Ndër tjera, nëpërmjet letrës sekretari Blinken inkurajon kryeministrin Kurti që t’i kushtojë vëmendje arritjes së marrëveshjes për energji elektrike në veriun e Kosovës dhe për avancimin e qëllimeve të përbashkëta në lidhje me personat e pagjetur, duke nënvizuar se është në interesin e Kosovës që këto çështje të zgjidhen dhe të çojnë drejt një zgjidhjeje kompromisi në planin afatshkurtër, e që të mund të shërbejnë si bazë për paparimin e mëtejshëm drejt normalizimit gjithëpërfshirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat