I kishte vetëm gjashtë muaj në kohë të luftës, ftohet për dëshmi nga Specialja

Aktuale

I kishte vetëm gjashtë muaj në kohë të luftës, ftohet për dëshmi nga Specialja

Më: 15 janar 2022 Në ora: 12:08
Gjykata Speciale

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Musa Lekaj, është ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lekaj, duke thënë se ai në luftë i kishte vetë gjashtë muaj.

I njëjti do të dalë para Zyrës së Prokurorit të Specializuar më 18 janar.

Shkrimi i plotë:

Çuditërisht dje kam marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë që të intervistohem më 18.01.2022, ani pse në kohën e luftës unë kam qenë vetëm 6 muajsh, në kohën kur filloi lufta!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat