Kryeministri Kurti i përgjigjet Listës serbe

Aktuale

Kryeministri Kurti i përgjigjet Listës serbe

Nga: G.B Më: 15 janar 2022 Në ora: 15:10
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur Listës Serbe, e cila ka thënë se qeveria po vepron kundër serbëve dhe ka përmendur aksionet ne vëri për krimin dhe korrupsionin, duke thënë se po bëhet qëllimshëm ndaj tyre.

Gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit që po mbahet për të diskutuar për referendumin serb që dëshiron të mbahet në Kosovë, Kurti ka thënë se qeveri nuk është anti serbe dhe se ka ministër serb në qeverinë e tij, zëvendësministra e këshilltarë, përcjell Bota sot.

Ndërsa, për aksionet në veri, ai ka thënë se policia nuk zbaton urdhrat e qeverisë por të prokurorisë dhe se për krimin e korrupsionin nuk ka etni e nuk mund të ketë vetëm një etni që e bën atë.

Lista serbe ka thënë se nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e seancës pasi sipas saj është anti serbe./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat