Lekaj nga Deçani tregon në çfarë cilësie e thirri Specialja

Aktuale

Lekaj nga Deçani tregon në çfarë cilësie e thirri Specialja

Më: 15 janar 2022 Në ora: 17:45
Musa Lekaj

Musa Lekaj nga Deçani thotë se është ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për t’u intervistuar më 18 janar.

Media ka kontaktuar Lekajn për ta pyetur për më shumë detaje rreth kësaj ftese. Ai ka thënë se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

Ndërkohë në njoftimin e tij për ftesën e marrë nga Prokuroria e Hagës, ka shprehur habinë se pse është ftuar, meqë thotë se në kohën e luftës ka qenë vetëm 6 muajsh.

“Çuditrisht dje kam mare ftese nga Zyra e Prokurorit te Specializuar ne Hage qe te intervistohem me daten 18.01.2022, ani pse ne kohen kur filloi lufta ne muajin Mars 1998 une kam qene vetem 6 muajsh!!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat