Pasi Beogradi u tërhoq nga referendumi, Bytyçi godet Tahirin, Selmanajn, Batonin, Buzhalën e Mushkolajn

Aktuale

Pasi Beogradi u tërhoq nga referendumi, Bytyçi godet Tahirin, Selmanajn, Batonin, Buzhalën e Mushkolajn

Nga: A.ZH Më: 15 janar 2022 Në ora: 22:50
Enver Bytyçi

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka reaguar pas vendimit të Serbisë, që të mos organizojë referendumin e saj në territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se kjo sfidë u kapërcua pasi politika e Kosovës ishte bashkë, përcjell Bota sot.

Profesori ka paralajmëruar se edhe në të ardhmen do të ketë deputetë dhe zyrtarë që dalin kundër proceseve, duke i përmendur ata me emra.

Reagimi i tij në Facebook:

Serbia u tërhoq nga vendimi i saj për të organizuar referendumin në Kosovë. Serbët banorë të Kosovës mund të votojnë në Vranjë, Kurshumli, Novi Pazar e Rashkë, d.m.th në qendrat e votimit të Serbisë!

Kur politika kosovare bëhet bashkë, nuk ka sfidë që nuk kapërcehet! Kur ajo ka qenë e përçare, gati sa nuk pagoi me territore!

Do të ketë edhe në të ardhmen tipa të tillë si Abelard Tahiri apo deputeti Selmanaj! Do të ketë edhe Mushkola, Batona e Buzhala! Por me rëndësi është që institucionet, mazhoranca dhe opozita të bëhen bashkë! Atëherë thyhen provokimet e Serbisë, të Rusisë dhe miqve të tyre në Tiranë, në Prishtinë e kudo janë!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat