“Kurti i lumtur nëse do të fitonte opsioni “jo””, zëvendësministri i reagon Bërnabiqit

Aktuale

“Kurti i lumtur nëse do të fitonte opsioni “jo””, zëvendësministri i reagon Bërnabiqit

Nga: A.ZH Më: 16 janar 2022 Në ora: 07:53
Kryeministri Albin Kurti

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Getoar Mjeku, i ka reaguar kryeministres serbe Ana Bërnbiq, për deklaratën e saj të fundit për kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Bërnabiq dje ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të ndjehej mirë nëse serbët do ta kundërshtonin referendumin e së dielës.

Sipas Mjekut, kjo logjikë e Bërnabiqit është e mjerë, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se Kosova nuk ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë.

Reagimi i Mjekut në Facebook:

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, u paska thënë qytetarëve të saj se kryeministri ynë Albin Kurti don që referendumi i tyre me dështu, andaj ata po u dashka të votojnë pro më inat të Kurtit. Kjo shkarje logjike është e mjerë.

Republika e Kosovës nuk ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë, por nuk e lë Serbinë që punët e veta t'i nxjerrë jashtë kufijve duke na i sjellë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat