Kërcënohet ish-këshilltari i Hotit, pasi e kritikoi Kurtin

Aktuale

Kërcënohet ish-këshilltari i Hotit, pasi e kritikoi Kurtin

Më: 17 janar 2022 Në ora: 07:27
Visar Berisha, ish-këshilltar i Avdullah Hotit

Visar Berisha, i cili kishte shërbyer si këshilltari të ish-kryeministri Avdullah Hoti, është fyer, kërcënuar pasi kishte kritikuar kryeministrin Albin Kurti.

Berisha gjatë ditës së djeshme në Facebook kishte shkruar një status ku i drejtohej kryeministrit në lidhje me referendumin serb.

Ai kishte thënë që kryeministri të mos fshihet pas Kuvendit, dhe se legjitimiteti vjen nga e vërteta dhe jo nga shuma e votave.

“Kryeminister, Ligjitimiteti vjen nga e verteta jo nga shuma e votave. Mos u fsheh pas Kuvendit. Lidhi me 13sh edhe grahi detyrave qe t’i ka dhane populli e lej njerezit rahat”, ka shkruar Berisha.

E ndaj këtyre rreshtave, një personi që fshihet prapa profilit të rremë me emrin “Dardani Ferizaj”, e ka sharë dhe ofenduar Berishën në hapësirën e komenteve në statusin e mposhtëm.

“Ta q* nanën detyrat e tij. T’q* poqavrën e nanës. B* jote kishe po tham dishka. Kush k* je ti me fol për kryeministrin që e kena zgjedh 70% e popullit. Mshele fb edhe mos t’shoh ma t’u shkru”, ka shkruar ai.

Komentuesi nuk është ndalur vetëm më kaq, ai ka kërcënuar Berishën.

Dhe pasi që Berisha e ka paralajmëruar që do ta raportojë në Polici, ai ka vazhduar, duke i thënë që rastin ta lajmërojë “në Serbi e në PDK”.

Image
Komentet në Facebook
Image
Komentet në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat