“O çka keni o qyrra që jeni çu peshë me këtë nguti?”/ Kraki godet Buzhalën, Selmanajn e Haxhiun

Aktuale

“O çka keni o qyrra që jeni çu peshë me këtë nguti?”/ Kraki godet Buzhalën, Selmanajn e Haxhiun

Nga: A.ZH Më: 17 janar 2022 Në ora: 09:08
Nezir Kraki

Profesori në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka ironizuar me gazetarin Berat Buzhala dhe deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanajn, për deklaratat e tyre lidhur me "kërcënimet amerikane" gjatë qeverisjes "Kurti I".

Kraki ka thumbuar edhe Baton Haxhiu, duke thënë se ai kishte dal me idenë që Kosova t'ia falte krimet e luftës, Serbisë, përcjell Bota sot.

"Ju kanë lëshu edhe makiatot", ka shkruar Kraki në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

A ju kujtohet kur beratat e dritonat na tmerrojshin me kërcënime «amerikane » të Grenell turistit?

Qonu vrap me e kompenzu Serbinë me diçka se ndryshe nuk bën, na thojshin. Batoni pat dalë edhe me idenë që Kosova me ia falë Serbisë krimet. 

Unë çdo ditë me shkrime e intervista oooo çka keni o qyrra që jeni çu peshë me këtë nguti pa asnjë arsye? 

E tash??? Kush ka pas të drejtë?

Analiza ka punë o shok, ju kanë lëshu edhe makiatot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat