Presidentja Osmani dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” Smajl Hajdarajn në 20 vjetorin e vrasjes

Aktuale

Presidentja Osmani dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” Smajl Hajdarajn në 20 vjetorin e vrasjes

Më: 17 janar 2022 Në ora: 19:49
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës, ish-deputetin e Kosovës, Smajl Hajdarajn në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani tha se ai ishte jo vetëm politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

“Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë se Hajdaraj ishte vrarë më 17 janar 2002 në hyrje të banesës së tij në Pejë.

Postimi i plotë

Në 20-vjetorin e vrasjes, dekorova me Urdhrin “Hero i Kosovës”, veprimtarin e çështjes kombëtare, luftëtarin e lirisë dhe ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Smajl Hajdarajn.

Ai ishte jo vetëm një politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat