Haziri: Ky është i dyshuari për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

Aktuale

Haziri: Ky është i dyshuari për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

Nga: P.R Më: 17 janar 2022 Në ora: 19:57
Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka

Sot janë bërë 40 vite që nga vrasja e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës.

E në përvjetorin e 40-të të vrasjes, analisti politik, Nexhat Haziri, thotë së i dyshuari për vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka është Ibrahim Kelmendi, ish udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës.

“Kush e përgjaku Lëvizjen? Ibrahim Kelmendi duhet ta dijë: Kush e solli nga Zvicra Kadri Zekën, për ta vrarë së bashku me vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla në Gjermani, me 17 janar 1982? (Xhafer Lecaj)-Ky "ymerlia" (Ibrahim Kelmendi) edhe nga vet Jusuf Gervalla, konsiderohej si njeri i dyshimt dhe siduket satusi i të dyshuarit për implikim ne vrasjen e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, do ta përcjell I.K edhe në varr! LAVDI Jusuf e Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekes!”, ka shkruar Nexhat Haziri, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, u qëlluan për vdekje më 19 janar 1982 në Untergruppenbach, afër Heilbronn-it të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat