Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Gjota

Aktuale

Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Gjota

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:06
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar familjen Gjota, për ndarjen nga jeta të shkencëtarit e pedagogut, Dr. Rifat Gjota.

 “Dr. Gjota mbetet shembull për punën e tij të pakursyer shkencore e edukative dhe përkushtimin e tij më se njëzet vjeçar për zbulimin e elektromotorit me veti të avancuara”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. 

Kryeministri Kurti e ka veçuar angazhimin e Dr.Gjotës në fushën e Sferizimit, si fort të dobishëm për studimet matematikore e hapësinore dhe punën e tij, që kontribuoi në shkencën mbi fushën elektromagnetike. 

Ai kujtuar se çdo takim që e kishte me të, ka qenë mbresëlënës, për nga thellimi në mendim dhe gjerësia imagjinative e Prof. Rifatit.

 “Vdekja e tij është një humbje e madhe për arsimin e shkencën”, ka shkruar kryeministri Kurti në telegramin  e ngushëllimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat